Historia e lajmeve botërore

Kompanitë britanike vlerësohen për promovimin e të drejtave LGBTI

Kjo pasqyron çmimet e përvitshme Stonewall të Mbretërisë së Bashkuar, e cila vlerëson 100 organizatat më të mira që mbështesin diversitetin dhe përfshirjen LGBTI

Kjo u botua nën 2015 to 2016 Cameron Conservative government
LGBT Employer Equality Index Awards

LGBTI Employer Equality Index Awards photo: C.Alvarez

Me rastin e IDAHOT, Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, grupi Headhunter paraqiti Çmimet e Indeksit LGBTI të Biznesit për kompanitë dhe organizatat që mbështesin diversitetin dhe përfshirjen LGBTI.

Kompania Britanike Vodafone u nderua me çmimin e Argjendtë, ndërkohë që Këshilli Britanik në Shqipëri u nderua me çmimin e Artë për përmendjen specifike të punëkërkuesve LGBTI në politikat e tyre anti-diskriminuese. Përpos zbatimit të ligjit shqiptar për mosdiskriminim, Vodafone dhe Këshilli Britanik kanë treguar edhe një historik të promovimit të barazisë për punonjësit dhe punëkërkuesit LGBTI. Ambasadori Britanik në Tiranë, Nicholas Cannon prezantoi një nga shumë çmimet e këtij eventi. “IDAHO u krijua në vitin 2004 për të tërhequr vëmendjen e politikëbërësve, opinionistëve, lëvizjeve sociale, publikut dhe mediave ndaj dhunës dhe diskriminimit që përjeton komunitetit LGBTI në mbarë botën. Në më pak se një dekadë, 17 maji është bërë data më e rëndësishme e komuniteteve LGBTI për t’u mobilizuar në shkallë botërore” tha Ambasadori në fjalën e tij përshëndetëse.

LGBT Employer Equality Index Awards

British Ambassador presents award to Vodafone Albania photo: C.Alvarez

Indeksi i Barazisë për Punëdhënësit është sistemi i parë renditës i cili mat se sa i respektojnë kompanitë të drejtat e personave LGBTI në praktikat e tyre të punës në Shqipëri dhe në shtetet e tjera të Ballkanit. Kjo është një përpjekje pioniere për shtuar praktikat e mira në tregun vendor të punës dhe për të krijuar një sistem renditës të qëndrueshëm që jep shembuj konkretë për organizatat që i marrin seriozisht çështjet e diversitetit dhe përfshirjes në Shqipëri.

LGBT Employer Equality Index Awards

EUD Ambasador presents award to British Council Albania photo: C.Alvarez

Ministria e Jashtme Britanike do ta kremtojë IDAHO me anë të disa mënyrave, duke promovuar punën e Mbretërisë së Bashkuar për çështjet e LGBTI, si dhe çfarë ajo ka bërë si një punëdhënëse anembanë botës. Ambasadat në mbarë globin do të përfshihen në një sërë aktivitetesh në mbështetje të promovimit të të drejtave të LGBTI dhe nevojës për vende pune gjithëpërfshirëse.

17 maji është zgjedhur pikërisht për të kujtuar vendimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 1990 për ta hequr homoseksualitetin nga lista e çrregullimeve mendore. Data festohet tani në më shumë se 130 vende, duke përfshirë edhe 37 vende ku aktet homoseksuale janë të paligjshme. Në Shqipëri, Aleanca LGBT dhe ProLGBT organizuan Tirana Gay Ride 5 si dhe nje shfaqjen e SkaNdal, dokumentarit të parë të metrazhit të gjatë për lëvizjen LGBT në Shqipëri. Ngjarjet e javës kulminojnë në një darkë gala bamirësie të premten më 20 maj, me qëllim mbledhjen e fondeve për një strehë banimi për të rinjtë e pastrehë LGBTI.

Updates to this page

Publikuar 19 Maj 2016