Historia e lajmeve botërore

Çështjet dypalëshe Mbretëri e Bashkuar - Shqipëri

Ambasadori adresoi pyetje të temës Brexit, bashkëpunimit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe çështje të angazhimit politik.

Kjo u botua nën 2016 to 2019 May Conservative government
UK-Albania bilateral affairs

UK-Albania bilateral affairs

Ambasadori i Britanisë në Shqipëri foli më 8 mars në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme në lidhje me çështjet dypalëshe mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Ambasadori adresoi pyetje të temës Brexit, bashkëpunimit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe çështje të angazhimit politik. Në fjalimin e tij, Ambasadori përmendi se Britania e Madhe e kupton sa të rëndësishme janë çështjet e Ballkanit Perëndimor dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë pas Brexit.

Mbi temën e Brexit, Ambasadori përmendi se edhe pse Britania e Madhe po largohet nga Bashkimi Evropian, ajo nuk po largohet nga Evropa! Rajoni i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar dhe do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm post-Brexit.

UK-Albania bilateral affairs

UK-Albania bilateral affairs

Në lidhje për marrëdhëniet dypalëshe mes Britanisë dhe Shqipërisë, Ambasadori shprehu se Britania e Madhe ka lidhje të thella me Shqipërinë dhe Shqipëria është një partner i fortë i mbrojtjes në NATO. Shqipëria ka rëndësi për Mbretërinë e Bashkuar dhe të dy vendet bashkëpunojnë për çështje të rëndësishme, si për shembull bashkëpunimi kundër krimit të organizuar. Rritja e angazhimit politik është i mirëpritur dhe Ambasada ka në synim ngirtjen e profilit te saj. Gjatë rrjedhës së vitit Ambasada do të dyfishojë numrin e stafit britanik dhe në mënyrë të ngjashme parashikon rrijte nën numrin e stafit lokal. Për herë të parë në një dekadë do të kemi një atashe ushtarak rezident.

Ka tema të rëndësishme ku më shumë bashkëpunim kërkohet nga të dy vendet, duke përfshirë krimin e organizuar dhe emigracionin, ku ambasada do të luajë një rol më aktiv. Britania e Madhe nuk do largohet gjëkundi pas Brexit - Mbretëria e Bashkuar është këtu për të qendruar!

Updates to this page

Publikuar 9 Mars 2017