Kontrolli i kancerit të zorrëve në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar: Udhëzimet e kompletit FIT (Albanian)
Përditësuar 2 Tetor 2024
Applies to England
Udhëzime se si të përdorni setin tuaj të testimit.
Një animacion i shkurtër që shpjegon se si të përdoret seti FIT është i disponueshëm në anglisht, në gjuhën britanike të shenjave dhe versione me titra në gjuhë të tjera.
Shkrimi i datës në shishe
Shkruani datën në shishen e mostrës me stilograf.
Përdorni një enë ose shtresa letre higjienike për të kapur jashtëqitjen tuaj.
Mos lejoni që jashtëqitja juaj të prekë ujin e tualetit.
Marrja e mostrës
Përdridheni kapakun për të hapur shishen e mostrës.
Merrni një mostër duke gërvishtur shkopin përgjatë jashtëqitjes derisa të mbulohen të gjitha kanalet.
Ne kemi nevojë vetëm për pak jashtëqitje për testim. Ju lutemi mos shtoni më shumë.
Klikimi i shishes së mostrës që të mbyllet
Vendoseni shkopin përsëri në shishe dhe ‘shtypeni’ kapakun për ta mbyllur.
Mos e rihapni shishen pas përdorimit.
Ju lutemi lani duart pas përdorimit.
Përgatitja për të postuar setin e përfunduar
Sigurohuni që të keni shkruar datën në shishen e mostrës.
Vendosni shishen e mostrës në zarfin e dhënë të kthimit.
Hiqni shiritin dhe vulosni zarfin dhe postojeni.
Ju lutemi postoni setin tuaj të përfunduar sa më shpejt të jetë e mundur.