Fjalim

Analiza vjetore e Drejtorise se Burgjeve Shqiptare

Fjalim i Ambasadorit në analizën vjetore të Drejtorisë së Burgjeve Shqiptare

Kjo u botua nën 2010 to 2015 Conservative and Liberal Democrat coalition government
Annual Review of the Albanian Prison Directory

Faleminderit për mundësinë për të thënë disa fjalë në këtë analizë vjetore të punës në shërbimin e burgjeve . Reforma e sistemit të burgjeve shqiptare ka ecur me hapa pozitive në vitet e fundit . Kjo është vënë në dukje dhe raportuar nga vëzhgues ndërkombëtarë të besueshëm , në veçanti nga Këshilli i Evropës . Por, ende shumë punë duhet të bëhet . Ngjarjet e fundit kanë theksuar rëndësinë e sigurisë brenda sistemit të burgjeve . Kjo nuk është vetëm një çështje e dizajnit fizik dhe ndërtimit të burgjeve . Vëzhgimi i kujdesshëm i të burgosurve është i rëndësishëm, gjithashtu mekanizma efektivë për shkëmbimin e informacionit brenda sherbimit te burgjeve me qëllim parandalimin e arratisjeve apo shkeljeve të tjera të sigurisë .

Drejtimi efikas i cdo shërbimi burgu kerkon një seri kompromisesh . Ka një kompromis midis sigurisë dhe trajtimit njerezor të të burgosurve . Ka një kompromis midis rëndësisë së rehabilitimit të të burgosurve dhe nevojës për ti dërguar një sinjal kriminelëve dhe kriminelëve të mundshëm që një veprim i fortë do të merret kundër atyre që kërcënojnë sigurinë publike . Pastaj është balanca ndërmjet drejtimit te një sistemi të burgjeve me standardet më të larta të mundshme dhe nevojes për të kufizuar koston për publikun në kohë vështirësish ekonomike .

Ngjarje të tjera të kohëve të fundit kanë treguar rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet agjencive të ndryshme të qeverisë , për të siguruar që , kur kriminelët potencialisht të rrezikshëm janë liruar nga arresti në një bazë të përkohshme ose të përhershme , të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit janë të informuara . Unë do të inkurajoja një rol më të madh për Shërbimin e Provës në koordinimin e ri- integrimit të të dënuarve të liruar në shoqëri dhe në monitorimin e këtyre të burgosurve te liruar që paraqesin probleme të veçanta për komunitetin .

Në shtator të vitit të kaluar , unë mësova me kënaqësi se Drejtori i ri i Burgjeve ishte një oficer me reputacion të lartë i cili ishte trajnuar në Mbretërinë e Bashkuar , Zoti Artur Zoto. Më ka bërë përshtypje shpejtësia dhe energjia me të cilat ai dhe ekipi i ri kanë filluar detyrat e tyre aktuale. Zoti Zoto ka patur mundësinë e disa diskutimeve të rëndësishme me homologët britanikë në shërbimin e burgjeve, dhe këto shkëmbime , të vlefshme për të dyja palët , do të vazhdojnë dhe të thellohen në të ardhmen . Unë jam i sigurt se ky vit do të gjenerojë sfida të reja dhe të vështira për shërbimin e burgjeve të Shqipërisë . Por unë jam i sigurt se këto sfida do të përmbushen me sukses , dhe përcjell urimet e mia më të mira për Zotin Zoto dhe ekipin e tij.

Updates to this page

Publikuar 20 Janar 2014