Fjalim

Henry Moore. Grafika dhe skulptura.

Fjala e Ambasadorit Britanik Nicholas Cannon gjatë hapjes së ekspozitës të Henry Moore në Tiranë.

Kjo u botua nën 2010 to 2015 Conservative and Liberal Democrat coalition government
Henry Moore. Grafika dhe skulptura

Është një privilegj i madh për mua të hap ekspozitën me punët e Henry Moore , skulptori më i madh i Britanisë së shekullit të njëzetë . Falënderoj Galerine Kombëtare te Arteve për ambientin e shkëlqyer për ekspozitën , dhe Vodafone për mbështetjen e tyre.

Henry Moore exhibition at the Gallery of Arts in Tirana

Henry Moore exhibition at the Gallery of Arts in Tirana

Henry Moore është një shembull i një artisti të madh, i cili erdhi nga nje origjinë shumë e thjeshtë . Babai i tij ishte një minator qymyrguri në qytetin e minierave të Castleford në Yorkshire. Disa kritikë besojnë se disa nga punët e Moore janë frymëzuar nga forma e kodrave Yorkshire . Henry Moore ishte i shtati nga tetë fëmijët në familjen e tij dhe u rrit në varfëri të madhe. Por prindërit e tij ishin të përkushtuar për idealet e arsimit dhe e inkurajuan në studimet e tij . Në moshën njëmbëdhjetë vjec, ai u frymëzua për tu bëre skulptor pas dëgjimit të një leksioni mbi Michelangelon . Në Luftën e Parë Botërore , ai ishte më i riu në regjimentin e tij , dhe Britania gati humbi një prej artistëve të saj të medhenj , kur ai u plagos në një sulm me gaz.

Puna e hershme e Moore u formësua nga katër ndikime . I pari ishte interesi i tij i fëmijërisë në skulpturën mesjetare. I dytë ishte studimi i thellë i skulpturës klasike italiane. Ndryshe nga të tjerët , Moore u interesua në skulpturën e shoqërive primitive të tilla si Aztecs dhe Maya , dhe ndikimi i tyre është i dukshëm në shumë nga veprat e tij . Së katërti , studimet e Moore në Paris e sollen atë në kontakt me lëvizjen moderniste . Disa nga veprat e Moore janë të një natyre abstrakte . Të tjerët përqëndrohen në temat e figurës së mbështetur apo të nënës dhe fëmijës. Psikologët mund të shohin aty rëndësinë e admirimit te Moore për nënën e tij , e cili si një grua tipike Yorkshire kishte punuar shumë në kushte të vështira për të mbajtur një familje të madhe në një qytet industrial . Moore u bë baba vonë në jetë, në moshën dyzet e tetë , pas një martese të lumtur me një refugjate nga revolucioni rus.

Henry Moore exhibition at the Gallery of Arts in Tirana

Henry Moore exhibition at the Gallery of Arts in Tirana

Herët në karrierën e tij, Moore eksperimentoi me teknikën e gdhendjes direkte, në të cilat shenjat e mjeteve dhe defektet në material janë konsideruar si një pjesë integrale e punës së artit. Më vonë ai lëvizi në derdhjen e figurave në bronz , bazuar në modele balte ose allcie. Interesat e tij ishin edhe në gdhendjet ne dru , vizatime dhe printime . Ai ka prodhuar një vepër në tullë , në Bouwcentrum në Roterdam : një skulpturë gjigante bërë nga gjashtëmbëdhjetëmijë tulla. Fillimisht puna e Moore u konsiderua e diskutueshme se ajo nuk e përshkruante formën e njeriut në një mënyrë realiste , por më vonë popullariteti i tij u rrit në Britani , Evropë dhe Amerikë . Moore qëndroi në Londër gjatë bombardimeve të Luftës së Dytë Botërore , në të cilën punishtja e tij u dëmtua. Kjo përvojë e frymëzoi atë për të prodhuar vizatime të londinezëve te strehuar në strehime ndaj bombave në hekurudhat nëntokësore, dhe punime qe theksojne temat e durimit dhe vazhdimësisë. Këto tema e bënë Moore popullor ndersa Britania rindërtohej pas shkatërrimit nga Lufta e Dytë Botërore . Kenneth Clark ,Drejtor i Galerisë Kombëtare të pas luftës , dhe një mbrojtës i fortë i traditës klasike , pas kritikave fillestare erdhi të admirojë punën e Moore dhe promovoi karrierën e tij. Në fund të jetës së tij , Moore , një njeri modest, pa asnjë interes në para ose pasuri materiale , e la trashëgim pasurinë e tij për të krijuar një fondacion për të promovuar skulpturën në jetën kulturore të Britanisë sot.

Henry Moore exhibition at the Gallery of Arts in Tirana

Henry Moore exhibition at the Gallery of Arts in Tirana

Puna e Moore vleresohet shumë në tregun e artit ndërkombëtar. Në vitin dymije e dymbedhjete , dy hajdutë të thjeshtë vodhën një punë bronzi te Moore nga një muze pranë Londrës . Ata e derguan atë tek një tregtar skrapi dhe ia shiten me çmimin e metalit , dyzet e gjashtë pound. Kriminelët u arrestuan dhe u dënuan me një vit burgim , dhe statuja u kthye në muze . Hajdutët e pyeten gjykatësin sa vlere kishte statuja dhe u habiten kur degjuan se ajo vlente gjysmë milioni paund .

Kontakti i parë i Henry Moore me Këshillin Britanik ishte në Ekspozitën e Venecias në një mijë e nentëqind e dyzet e tetë. Pra, Ambasada jonë dhe kolegët e Këshillit Britanik jemi shumë krenare të vazhdojme traditën duke sjelle këtë ekspozitë këtu në Tiranë. Unë shpresoj se do ju pëlqejë.

Updates to this page

Publikuar 17 Shtator 2013