Fjalim

Ambasadori, Duncan Norman, paraqiti letrat kredenciale

Ishte një nder i madh për mua të takoja Presidentin Nishani, të cilit i paraqita letrat e mia kredenciale nga Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth, II.

Kjo u botua nën 2016 to 2019 May Conservative government
Ambasadori, Duncan Norman, paraqiti letrat kredenciale

Ishte një nder i madh për mua këtë mëngjes të takoja Presidentin Nishani, të cilit i paraqita letrat e mia kredenciale nga Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth, II. Së fundmi, unë jam përfaqësuesi i ri në një radhë të gjatë diplomatësh britanikë në Shqipëri. Ambasadori ynë i parë, Sir Henry Eyres i paraqiti kredencialet e tij në janar 1922.

HM Ambassador, Duncan Norman, presents his credentials

HM Ambassador, Duncan Norman, presents his credentials

Thuajse një shekull më vonë, marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve tona mbeten të forta si gjithnjë. Ne kemi një bashkëpunim të ngushtë në NATO dhe në tetor rreth 1500 oficerë të Marinës Mbretërore do të vijnë në Shqipëri për të kryer një stërvitje ushtarake të rëndësishme. Po ashtu, ne kemi marrëdhënie të mira tregtare me një sërë kompanish britanike të mirënjohura që janë të pranishme në Shqipëri, duke e rritur numrin e mallrave britanike në treg. Ne jemi krenarë për punën tonë në ndihmë të qeverisë shqiptare për reformimin e sektorëve të arsimit, drejtësisë dhe burgjeve përmes një sërë projektesh të financuara nga Mbretëria e Bashkuar.

Gjithashtu, pres me padurim të punoj me qeverinë shqiptare në luftën kundër ekstremizmit. Kjo është një çështje, e cila fatkeqësisht prek shumë vende në botë por ku Shqipëria ka një shembull të mirë për të dhënë. Mua më ka bërë përshtypje niveli i lartë i tolerancës fetare që ekziston këtu.

Ndoshta sfida më e madhe mbi të cilën dy vendet tona do duhet të punojnë së bashku është lufta ndaj krimit të organizuar. Për fat të keq, Mbretëria e Bashkuar është prekur nga grupe të krimit të organizuar në një sërë fushash si tregtia e narkotikëve, emigrimi i paligjshëm dhe kontrabanda e duhanit. Ne kemi pasur mbështetjen e qeverisë shqiptare për të adresuar këto probleme, por ne duhet të punojmë më shumë bashkë. Ky do jetë edhe fokusi i bisedimeve të mia të para me qeverinë këtu dhe i një pjese të mirë të punës sime gjatë këtyre tre-katër viteve.

HM Ambassador, Duncan Norman, presents his credentials

HM Ambassador, Duncan Norman, presents his credentials

Jam i sigurt se shumë prej jush do të duan të dinë më shumë rreth vendimit që votuesit britanikë morën në referendumin e qershorit për t’u larguar nga Bashkimi Evropian. Kryeministrja jonë, Theresa May e ka bërë të qartë që “Brexit” do të thotë “Brexit” dhe që ne do ta kthejmë në sukses. Ne duhet të kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar po largohet nga Bashkimi Evropian, por jo nga Evropa. Ne do të mbetemi partnerë të fortë e të besueshëm të shteteve evropiane, pra edhe të Shqipërisë.

Dua t’ju flas pak se përse unë janë krenar që jam Ambasadori britanik në Shqipëri. Mbretëria e Bashkuar është një vend i madh. Ne kemi ekonominë e pestë më të madhe në botë. Ne jemi një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Ne jemi i vetmi vend i madh që i kemi kushtuar 0.7 përqind të të ardhurave tona kombëtare ndihmës për zhvillim ndërkombëtar. Ne kemi një histori të pasur kulturore dhe disa prej universiteteve më të mira në botë. Gjatë tridhjetë viteve të shkuara, rreth dyqind shqiptarë kanë ndjekur studimet e nivelit master në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e programit tonë prestigjioz të bursave Chevening. Shumë prej këtyre studentëve janë kthyer në Shqipëri për të luajtur role të rëndësishme.

Kam punuar fillimisht mbi Shqipërinë në vitin 1993 dhe që prej atëherë kam mbetur i interesuar për zhvillimin e vendit. Më vjen shumë mirë të shoh sa ka përparuar Shqipëria. Është një vend shumë i bukur me njerëz miqësorë e mikpritës, të cilët kanë kaluar vështirësi të jashtëzakonshme për t’u bërë kombi modern që është sot. Jam i lumtur që jam këtu dhe i nderuar për rolin që do të mund të luaj në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënies që ekziston mes dy vendeve tona.

Updates to this page

Publikuar 1 Shtator 2016