Fjalim

Forcimi i Sherbimit të Provës në Shqipëri

Në konferencen e sotme mbi Sherbimin e Proves dhe Denimin Alternativ, foli edhe Ambasadori Britanik ne Tirane Nicholas Cannon. Konferenca ishte pjese e Projektit te Binjakezimit i Bashkimit Europian, i cili po zbatohet nga Sherbimi Britanik i Proves.

Kjo u botua nën 2010 to 2015 Conservative and Liberal Democrat coalition government
Nicholas Cannon OBE

Është një kënaqësi e madhe për mua të marr pjesë në këtë konferencë me temë “Ndërtimi i një Shërbimi Modern të Provës”. Krijimi i Shërbimit të Provës shqiptar është një detyrë e rëndësishme dhe sfiduese. Unë jam shumë krenar që ekspertët britanikë kanë kontribuar për të.

Një shërbim modern i provës shërben për sistemin gjyqësor dhe komunitetit në disa mënyra. Ai i jep gjyqtarëve këshilla për vendimin e duhur për kriminelët. Ai i jep gjykatave një gamë të llojeve të dënimit të përshtatshme për të zgjedhur. Ai siguron komunitetin që kriminelët e dënuar mund të mbahen nën mbikëqyrje edhe nëse nuk mbahen në burg. Ai i ofron njerëzve të dënuar për kundërvajtje një shans për të rehabilituar veten, nën këshillat dhe mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës. Ai gjithashtu ofron për kriminelët seriozë, pas lirimit, një mundësi për tu riintegruar në komunitet, dhe monitoron aktivitetin e tyre.

Pra një shërbim modern i proves, për këto arsye luan një rol jetik në shoqëri. Ai mbështet punën e gjykatave dhe policisë. Ai gjithashtu siguron një mekanizëm për të koordinuar aktivitetet e OJQ-ve që punojnë në fusha të tilla si abuzuesit e fëmijëve, përdoruesit e drogës dhe zgjidhjen e konflikteve.

Pra, puna e një oficeri të provës përfshin ekspertizë për ligjet. Ajo përfshin përgatitjen e raporteve të standarteve të larta që priten nga gjykatat. Ajo përfshin bashkëpunim të ngushtë me policinë. Ajo kërkon një kuptim të shoqërisë dhe ndryshimeve shoqërore. Por cilësia më e rëndësishme e një oficeri të provës është një kuptim i individëve, anët e tyre të mira dhe të këqija. Kjo mundëson që oficeri i provës të ofrojë këshilla dhe të marrë vendime që balancojnë nevojat e rehabilitimit të shkelësit, dhe mbrojtjen e komunitetit. Ju jeni duke punuar edhe në një mjedis që ndryshon me shpejtësi. Ministria juaj e Drejtësisë ka njoftuar planet për të futur përgjim elektronik të shkelësit, sistemin “gjurmues” i përdorur me sukses të madh në Mbretërinë e Bashkuar. Por kjo do të sjellë sfida të reja për shërbimin e proves, për te raportuar nese shkelesi eshte I pershtatshem per sistemin gjurmues,dhe per te ndjekur shkeljen e kushteve të monitorimit.

Shërbimi i proves është në vijën e frontit me problemet sociale dhe ndryshimet sociale. Shërbimi i Proves shqiptar i së ardhmes do të bazohet në punën tuaj si themeluesit e tij. Kjo është një detyrë me shumë përgjegjësi, por edhe shumë emocionuese. Unë shpresoj se ju do të mësoni nga përvoja e gjatë e shërbimit britanik te proves. Besoj se do te mesoni edhe nga gabimet tona. Por Shqipëria ka disa avantazhe mbi Britanine në këtë fushë. Ju keni një normë relativisht të ulët të krimit dhe marrjes se drogës. Kultura e besnikërisë familjare mbetet e fortë këtu. Ndjenja juaj e solidaritetit te komunitetit është më e fortë sesa në qytetet e mëdha të Evropës Perëndimore. Njerëzit i njohin komshite e tyre më mirë.

Pra metodat tuaja të punës do të rregullohen për tu përshtatur me shoqërinë dhe kulturën tuaj. Unë ju inkurajoj për të mësuar nga përvoja e ekspertëve tanë. Por kur të zhvilloni procedurat tuaja, unë jam i sigurt se edhe ekspertët e huaj shpejt do të duan të mësojnë nga përvoja juaj në Shqipëri. Unë ju uroj suksese në ndërtimin e Shërbimit te Proves Shqiptar.

Updates to this page

Publikuar 24 Janar 2013